Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 15 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 15 Janar 2025
Linjë ujore me Italinë për energjinë. Rama e Meloni, marrëveshjë me Emiratet e Bashkuara
Në prani të kryeministrave Rama e Meloni, Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për vendosjen e një linje nënujore për energjinë elektrike mes dy vendeve. Rama thotë se Shqipëria po punon për t’u bere eksportuese e energjisë.
OHDIR sjell 326 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit. Monitorim të procesit deri në numërimin e votave
Misioni i ODIHR-it do të sjellë 326 vëzhgues për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit në Shqipëri. Ata do të ndjekin nga afër përgatitjet dhe procedurat ne diten e zgjedhjeve, duke përfshirë votimin dhe numërimin të votave.
Berisha: Spak ushtroi kontroll në një shtëpi të fshehtë të Veliajt në zonën e ish-Bllokut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikon disa dokumente, sipas te cilave, me urdhër të SPAK, agjentet e BKH kanë ushtruar kontrolle në një apartament të fshehtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, në zonën e ish -Bllokut.
Dënohet me 2 vite burg për shkelje të barazisë në tendera ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj
Ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj dënohet me 2 vite burg për “Shkelje barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Por ish-prefektja e Fierit nuk do ta vuajë dënimin me burg, pasi gjykata e konvertoi atë në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove.
Mbyllen zyrat serbe në Kosovë, dështon takimi i Brukselit për komisionin për gjetjen e të zhdukurve
Mbyllja e institucioneve te paralele serbe ne 10 komuna ne Kosove ka shkaktuar bojkotin e takimit te Brukselit nga zyrtarët e Beogradit, ku do te mblidhej komisioni per gjetjen e personave te zhdukur nga lufta.
Trump shpall arritjen e marrëveshjes së paqes mes Izraelit e Hamasit. Në Gaza nisin festimet
Mbyllja e institucioneve të paralele serbe në 10 komuna në Kosovë ka shkaktuar bojkotin e takimit të Brukselit nga zyrtarët e Beogradit, ku do te mblidhej komisioni për gjetjen e personave të zhdukur nga lufta.
/tvklan.al