Pas dy “jo” të dhëna për Al Gorin, Gjykata e Lartë e Floridas është mbledhur sot për të vendosur përfundimisht se kujt i përkasin 25 votat kolegjiale të shtetit të shumë diskutuar. Trupi gjykues i Floridas, ka dëgjuar dhe sot pretendimet e të dyja palëve dhe ka vendosur që të japë votën e fundit pas 4 ditësh. Në dy votat e para “jo”, gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Al Gorit për parregullsi nga kompjuteri për numërimin e votave në Palm Beach.
Ndërkohë ka mbërritur dhe prononcimi i parë i presindetit aktual Bill Klinton i cili gjatë një darke bamirësie në New York ka deklaruar për gazetën “Daily News” se padiskutim fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë është Al Gor dhe për këtë janë koshinetë dhe vetë republikanët./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori