Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Nuk kam nisur marrëdhënie seksuale me atë grua, me Monika Levinskin. Asnjëherë nuk i kërkova dikujt të gënjej, asnjëherë”. Këto janë fjalët e Bill Klintonit, që i rrezikuan atij postin dhe nga të cilat ai do të shkëputet sot që nuk është më president. Pikërisht për shkak se nuk është më president, ai ka bërë një marrëveshje në minutën e fundit, me anë të së cilës shpëton nga ndjekja ligjore në të ardhmen.

Deklarata e Klintonit u lexua nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Në këmbim për pohimin e tij, prokurori i pavarur Robert Rei e ka mbyllur çështjen Levinski dhe ka hedhur poshtë planet për ta paditur Klintonin, pasi ai të lërë detyrën. Pjesë e marrëveshjes është edhe një angazhim i Klintonit, për të mos punuar si avokat për 5 vjet dhe për të paguar një gjobë prej 25 mijë dollarësh./tvklan.al