Billie Eilish ka publikuar albumin e ri muzikor të titulluar “Hit Me Hard and Soft”.
22-vjeçarja e cila ka 254.8 milion ndjekës në mediat sociale njoftoi se albumi ishte gati për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj ndërsa postoi një video në Tik Tok ku këndon një pjesë të vogël të këngës së saj të re të titulluar “Blue”.
Artistja bëri një tatuazh në dhjetor ku shkruante “Hard & Soft” për nder të albumit i cili përmban 10 këngë.
Fansat ishin të emocionuar për albumin e ri ndërsa ndanë vlerësimet e tyre pozitive në rrjetet sociale ku shkruanin se ky projekt duhej të nominohej për albumin e vitit në ceremoninë e çmimeve Grammy.
Këngëtarja pritet të nisë turneun e saj të 81-të, “Hit Me Hard and Soft: The Tour” më 29 shtator në Kanada dhe pritet të përfundojnë më 27 korrik 2025.
Klan News