Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot është dita e tretë për paqen në Paris dhe gjithë presioni i negociatorëve ndërkombëtar është përqëndruar mbi delegacionin serb. Mbritja e tyre sot në vendin e bisedimeve ka treguar edhe njëherë se presioni kundër tyre është tepër i lartë. Për më tepër kur prej dy ditësh shqiptarët e kosovës kanë rënë dakort të nënshkruajn marrëveshjen. Sipas lajmeve më të fundit në Paris pritet të mbrrijnë gjatë ditës së sotme sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Ollbrajt, si dhe ministri i jashtëm britanik Robin Kuk.

Edhe sot serbët kanë vazhduar të kundërshtojnë nënshkrimin e dokumentit të paqes duke kërkuar edhe ndryshime thelbësore të marrveshjes. Presidenti Jugosllav Milan Milutinoviç ka thënë sot përpara gazetarëve të huaj, se dokumenti që ju është afruar atyre për të nënshkruar nuk i jep Kosovës autonomi të zgjeruar, por pavarësi. Ky është edhe qëllimi i vërtetë i kësaj marrveshje.

Në një letër të bërë publike sot grupit të kontaktit ka deklaruar se marrëveshjes së paqes nuk mund ti bëhen më ndryshime thelbësore siç është kërkuar nga Jugosllavët. Një gjë është e sigurt nëse serbët nuk hedhin firmat në dokumentin e paqes avionët e Natos janë gati për bombardime ajrore./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe