Biznesmeni Gentian Sula është marrë në pyetje sot nga Prokurorët e SPAK. Ai është parë të dalë nga institucioni rreth orës 15:00.

Ende nuk bëhet me dije se për çfarë çështje është marrë në pyetje Gentian Sula, pasi nuk pati një komunikim me median pas përfundimit të dëshmisë. 

Emri i biznesmenit Gentian Sula figuron në dosjen e SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen për Presidentin e PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, Fatime Kryemadhi.

Klan News