Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se përveç Erion Veliajt, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masë sigurie edhe për 6 persona të tjerë. Mes tyre edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, që është lënë në arrest shtëpie.
“Për shkak edhe të fëmijëve të mitur duhet theksuar”, tha gazetarja Daci në një raportim live për Klan News.
Nga ana tjetër, është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje për 5 biznesmenë. Bëhet fjalë për Gentian Sulën, Meriman Palushin, Fatmir Bektashin, Sokol Kryeziun dhe Shkëlqim Fushën.
“Duhet theksuar që Fatmir Bektashi është po i njëjti biznesmen që akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv edhe te dosja e zotit Berisha”, raportoi gazetarja Daci.
Masat e sigurisë:
Erion Veliaj – Arrest me burg
Ajola Xoxa – Arrest shtëpie
Gentian Sula – Detyrim paraqitje
Meriman Palushi – Detyrim paraqitje
Fatmir Bektashi – Detyrim paraqitje
Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje
Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje
/tvklan.al