I dënuar si pjesë e klaneve mafioze dhe porositjen e vrasjeve
750 mijë euro pasuri e një 56-vjeçari italian është sekuestruar me vendim të gjykatës pas kërkesës së prokurorisë. Ferdinando Muolo ishte dënuar me 8 vjet burg në Itali si pjesëtar i grupeve kriminale mafioze të Kamorrës në Napoli. Italiani u akuzua për porositjen e vrasjes së ortakut të tij në biznes në vitin 2002. Hetimet e autoriteteve shqiptare zgjatën 1 vit e gjysmë dhe nisën pas sinjalizimit të dhënë nga pala italiane.
Sipas policisë, dentisti italian ishte zhvendosur në zonën e plazhit në Durrës ku që prej vitit 2012 kishte nisur të investonte paratë e përfituara nga aktivitete kriminale. Në atë kohë ai regjistroi një shoqëri për prodhimin dhe tregtimin e medikamenteve dhe pajisjeve dentare në Tiranë me 50% të aksioneve në pronësi të tij. Në 2015-n regjistroi edhe 2 shoqëritë reja në të njëjtën fushë. Në pasuritë e sekuestruara përfshihen 5 apartamente banimi, 13 garazhe, 1 automjet me vlerë 40 mijë euro dhe afro 10 mijë euro llogari bankare.
Muolo u dënua për porositjen e Salvatore Ridoso. Pas krimit familja e viktimës pagoi 100 mije euro për vrasjen e vëllait të Ferdinandos. Përplasja mes klaneve mafioze kishte në qendër sallat e pokerit dhe trafikun e drogës. Gjithçka u zbulua pas dëshmisë së një të penduari të bandës. Për t’i ikur kësaj lufte dhe pas përfundimit të dënimit 56-vjeçari ishte zhvendosur në Durrës ku po investonte paratë, por që sipas hetimeve kishin burime të paqarta.
Tv Klan