Me urdhër të SPAK, Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mëngjesin e kësaj të premte.

Keto janë edhe pamjet që vijnë nga ky kontroll, të filmuara nga një kamera amatore.

SPAK shpërndau një njoftim zyrtar në të cilin sqaroi se ka kryer veprimet hetimore, në bazë të një procedimi penal të regjistruar, pa specifikuar emra dhe duke thënë se nuk mund të bënte të ditur më shumë detaje.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës shpërndau një njoftim duke bërë të ditur se kryebashkiaku Veliaj ndodhet jashtë vendit për një vizitë pune në Gjermani, ku është takuar me kryebashkiakun Peter Tschentscher në Hamburg.

Tv Klan