Pas publikimit të raportit hetimor për rolin e Britanisë së Madhe në luftën e Irakut, ish-kryeministri britanik Toni Bler në një intervistë për BBC, shprehet se vendimi për të pushtuar Irakun ishte i duhuri për të ardhmen e Lindjes së Mesme, pavarësisht pasojave të tmerrshme.
“Bota do të ishte në një moment më të keq nëse nuk do të ishte marrë vendimi për të ndërhyrë në Irak e për të larguar Sadam Huseinin”, tha Bler.
Ish-kreu i qeverisë birtanike sqaroi edhe korrenpondecën me ish-presidentin amerikan George W. Bush, të cilit i premtonte se “ai ishte me të, në çfarëdo rasti”.
Bler tha se në atë kohë Bush nuk kishte marrë një vendim përfundimtar nesë do të shkonte në luftë, dhe në i shprehëm SHBA-ve angazhimin tonë për t’i përkrahur në këtë çështje.
Një ditë më parë, raporti hetimor për luftën e vitit 2003 në Irak, doli në përfundimin se ndërhyrja ushtarake u krye në një kohë kur nuk ishin ndërmarrë të gjithë hapat diplomatikë, duke hedhur një lumë kritikash mbi qeverinë e drejtuar nga Toni Bler.
Mediat Britanike cituan një pjesë të bisedës mes Bush dhe Bler 2 vite para luftës, ku ky i fundit i shkruan Bushit se “duhet vepruar tani, më pas të jepen sqarimet”. /TV KLAN