Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Zgjedhje e përgjithshme në Angli do të zhvillohen në 7 Qershor. Muajin e kaluar kryeministri britanik Toni Bler, i shtyhu këto zgjedhje që duhet të zhvilloheshin në 3 Maj. Kryeministri britanik Toni Bler, njoftoi se i kishte kërkuar mbretëreshës Elisabet, të shpërndajë parlamentin. Sondazhet parashikojnë një fitore të dytë të Blerit, por shumë politikanë të opozitës angleze, shprehen të pakënaqur me trajtimin që i bëri qeveria e Blerit, sidomos sëmundjes së gjësë së gjallë.
Kryeministri Toni Bler kritikohet edhe për dështime në sistemin e transportit dhe shërbimit mjekësor. Toni Bler ka një karrierë shumë të pasur. Gjatë katër viteve në pushtet Bler ka pasur një aktivitet intensiv ndërkombëtar, ku veçohet miqësia e madhe me ish-çiftin presidencial amerikan Klinton. Por Bler ka pasur dhe momente të vështira si psh. në Janar të vitit 2001, kur u qëllua me domate nga protestuesit, që demonstronin kundër sanksioneve mbi Irakun./tvklan.al