Emrat e Bledi Ninit dhe Gerond Husit, dy mjekët që humbën jetën për shkak të Covid-19, janë përjetësuar në dy rrugë të ndryshme në Tiranë, pranë spitalit të Sanatoriumit. Në një ceremoni të zhvilluar, në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është vlerë për qytetin vlerësimi i figurës se mjekëve.
“Ky është një moment për të reflektuar, por edhe për ta trajtuar si një ditë kur festojmë jetën e tyre, një jetë të cilën ata e jetuan me një shpejtësi të jashtëzakonshme, të mbushur me mirësi, dashuri dhe energji të madhe. Aseti numër një i qytetit janë njerëzit dhe në qoftë se Tirana është kjo që është sot, është sepse ka njerëzit, si fije të padukshme që na lidhin bashkë. Nuk besoj se ka njeri që kontribuon më shumë në lidhjen mes njerëzve të një qyteti se sa mjeku.”
Kryebashkiaku gjatë fjalës së tij vlerësoi punën e vështirë të mjekëve shqiptarë, veçanërisht gjatë pandemisë.
Klan News