Gazetari Blendi Fevziu kishte një ftesë të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Opinion” për një debat mes të rinjve të PD-së dhe të PS-së.

Kjo ndodhi teksa në studio ishte i ftuar Drejtori i Komunikimit të PD-së, Alfred Lela dhe Tedi Kopliku, anëtar i Departamentit Brain Gain në selinë blu.

Dy të fundit ishin të gatshëm, por thanë se nga ana e Partisë Socialiste refuzojnë të vijnë. Madje Lela i sfidoi socialistët që të dalin në debat pasi të rinjtë e PD-së sipas tij janë gati për diçka të tillë.

Blendi Fevziu: Pse nuk vini një herë ju të rinjtë e PD-së t’ju përball me të rinjtë e PS-së këtu?

Alfred Lela: S’vijnë ata të PS-së.

Blendi Fevziu: S’vijnë ata të PS-së?

Tedi Kopliku: S’vijnë ata të PS.

Blendi Fevziu: S’i sjell PS-ja njerëzit?

Alfred Lela: Provoji. Po erdhën këta tanët janë gati.

Blendi Fevziu: Kontaktoni një nga ju që të shohim si janë. Tani unë e bërë ftesë publike, po nuk erdhën, ta mbajnë vetë./tvklan.al