Blendi Klosi: “Pas kompromisit të madh që i ofroj Sali Berishës, duke njohur rezultatet e 28 Qershorit, Partia Socialiste u fut në kuvend për të kontribuar konkretisht në zgjidhjen e kësaj krize. Në emër të Partisë Socialiste i bëjmë thirrje Sali Berishës, që të mos e çojë më kot dhe me kokëfortësi këtë mundësi që po i jepet. Nëse nuk ka transparencë, Sali Berisha do të duhet të largohet. I mbetet Sali Berishës të vendosë ashtu siç do t’i mbetet Sali Berishës edhe përgjegjësia e madhe për vazhdimin e thellimit të krizës në vend, e largesës së Shqipërisë nga agjenda integruese e vendit.”/tvklan.al