Lajme Arkiva 2003
Dorëheqjet e Metës dhe të Nakos nuk e cenojnë kabinetin qeveritar, ky është reagimi i qeverisë nëpërmjet ministrit të shtetit Blendi Klosi. Sipas tij realizimi i reformave dhe i programeve do të mbeten angazhimi kryesor i ekzekutivit. Megjithëse ministri i punëve të jashtme ilir meta dhe ministri i integrimit Sokol Nako ka ndihmuar në ecjen e negociatave me Bashkimin Europian, ministri i shteti pranë kryeministrit Blendi Klosi tha se dorëheqja e tyre nuk pengon në procesin e integrimit. Sipas Klosit dorëheqja e sokol Nakos është komentuar në këtë mënyrë:
Blendi Klosi: Dorëheqja e zotit Nako është një dorëheqje personale e ministrit Nako, por unë mendoj se ministri Nako ka qenë një nga ata persona që dhanë shpejtësinë e konsiderueshme procesit të integrimit. Mendoj se zoti Nako do të afrohet kontributeve të tij edhe në pozicione të tjera për të ndihmuar në vazhdimin e këtij procesi.
Në analizën e fundit të Komisionit Europian Shqipëria rrezikon në integrimin e vendit në 6 mujorit të dytë të vitit për shkak të zbatimit të reformave me ritme të ngadalta. Kësaj pyetje Klosi ju shmang duke dhënë këtë përgjigje:
Blendi Klosi: Partnerët ndërkombëtar gjithmonë do të konsiderohen si partnerë dhe është praktikë pune moderne e të gjitha qeverive demokratike të botës dorëheqjet,zëvendësimet dhe ajo çfarë është e rëndësishme, mendoj edhe për të gjithë popullin shqiptar dhe për partnerët tanë ndërkombëtare është funksionimi i mirë qeverisës, funksionimi i mirë i strukturave të administratës publike, mbajtja e ritmit të reformave dhe realizimi i i të gjitha atyre angazhimeve që ne kemi marrë përsipër.
Meta dhe Nako do të vazhdojnë punën deri sa të gjenden zëvendësuesit e tyre./tvklan.al