Gazetari Blendi Salaj thotë se nëse ai do të ishte në drejtimin e gjërave në vend, do të kishte marrë një kredi të jashtëzakonshme dhe do ta kishte hedhur atë në arsim për të prodhuar një brez të shkëlqyer të arsimuar.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Salaj shprehet se arsimimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe se Shqipëria ka shumë nevojë që të rregullojë këtë sektor ku mbështetet e ardhmja e kombit.

Alketa Vejsiu: Cila është një kauzë për të cilën ti ke dëshirë për ta ngritur zërin për rininë shqiptare?

Blendi Salaj: Unë mendoj se arsimi është një kauzë e jashtëzakonshme. Nëse unë do të isha në drejtimin e gjërave, unë do të kisha marrë për Shqipërinë një kredi të jashtëzakonshme dhe do ta kisha hedhur atë në arsim dhe do të prodhoja një brez të shkëlqyer të arsimuar që do ta paguante atë kredinë shumë më kollaj me vlerat që do të prodhonte më vonë. Mendoj që siç çdo familje shqiptare që kemi investuar për t’i shkolluar fëmijët, mendoj se arsimimi është e vetmja mënyrë. Shqipëria ka shumë nevojë që të rregullojë arsimimin. Vetëm kjo do të na çojë përpara.

/tvklan.al