Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se 2 milionë banorët në Gaza po përjetojnë nivela të rënda të pasigurisë ushqimore. Kur u pyet nga BBC News, Blinken tha se kjo ishte hera e parë që një popullsi e tërë ishte klasifikuar kështu.
“100% e popullsisë në Gaza është në nivele të rënda akute pasigurie ushqimore. Kjo është hera e parë që një popullatë e tërë është klasifikuar kështu.”
Blinken i bëri thirrje Izraelit që t’i jepte përparësi sigurimit të atyre në nevojë. Agjencitë e OKB-së kanë thënë se veriu i Gazës mund të përballet me zi buke deri në muajin Maj pa ndërprerje të luftimeve.
Paralajmërimi i Blinken erdhi gjatë një udhëtimi në Filipine, ndërsa zyrtarët amerikanë njoftuan se ai do të udhëtonte në Lindjen e Mesme, udhëtimi i tij i gjashtë në rajon që nga Tetori, teksa përpjekjet për të siguruar një armëpushim vazhdojnë.
Negociatorët izraelitë do të fillojnë bisedimet në Katar të martën në një përpjekje të re për të rënë dakord për një marrëveshje me Hamasin për të ndalur luftimet, për të futur ndihmën humanitare dhe për të larguar pengjet izraelite./tvklan.al