Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Doha për takime me zyrtarët e Katarit, të cilët kanë patur rol të rëndësishëm si ndërmjetës me Hamasin.

Blinken udhëtoi në Lindjen e Mesme këtë javë me shpresën për të ringjallur bisedimet pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinëar, për të cilin Uashingtoni thotë se ishte pengesa kryesore për një marrëveshje.

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit: Ne patëm një mundësi sot për të folur për përpjekjet për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të arritur një armëpushim. Ne folëm për mundësitë  për të përfituar nga  vdekja e Jajha Sinuar dhe për hapat e ardhshëm për të çuar përpara procesin.

Blinken tha se ende nuk  dihet nëse Hamasi ishte i përgatitur të angazhohej në negociata të reja, por i kërkoi grupit ta bënte këtë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani reagoi pas  akuzave se   gazetarët e   rrjetit televiziv Al Jazeera janë  militantë të Hamasit.

Sheikh Mohammed, kryeministër i Katarit: Ne e mbështesim shumë punën e gazetarëve në Gaza dhe kudo në botë, duke përfshirë edhe zonat e konfliktit. Ne jemi po të vendosur që gazetarët të mbrohen. Shumë njerëz kanë humbur jetën në Gaza. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që, përsëri, ata të mund ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të sigurt.

Ndërkohë, ushtria libaneze njoftoi se një sulm izraelit vrau tre ushtarë të saj, përfshirë një oficer ndërsa po evakuonin të plagosurit nga pjesa jugore e Libanit. Sulme ka pasur edhe në Gaza.

Të paktën 17 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë në një sulm izraelit në një shkollë në kampin Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe 32 të tjerë. Ushtria izraelite tha se kishte goditur një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit që ishte përdorur më parë si shkollë në Nuseirat.

Klan News