Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio do të jetë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rubio gjatë një deklarate nga El Salvador, i cili tha se USAID nuk do të jetë një agjenci e pavarur.

“Unë jam ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it, ia kam deleguar autoritetin dikujt, por jam në kontakt me të. USAID-i është i përfshirë në programe që bien ndesh me atë që ne po përpiqemi të bëjmë në strategjinë tonë kombëtare. Kjo nuk mund të vazhdojë.”

Rreth 600 punonjësve të USAID iu ndalua qasja tek sistemet kompjuterike të agjencisë, ndërsa asetet e saj nëpër botë janë ngrirë me urdhër të Donald Trump. Në krye të nismës për mbylljen e agjencisë është Elon Musk, i emëruari i Trumpit për ulje të shpenzimeve qeveritare.


Në një postim në rrjetin social “X” në pronësi të tij, Mask e konsideroi agjencinë “organizatë kriminale”. Në një tjetër videomesazh, Musk u shpreh se agjencia nuk ishte veç “një mollë e kalbur, por një top plot me krimba” dhe tha se presidenti Trump mendon që kjo agjenci të mbyllet.

SHBA janë donatorët më të mëdhenj të ndihmave humanitare nëpër botë përmes USAID që administron miliona dollarë që jepen për projekte zhvillimi më shumë se 100 vende që luftojnë me varfërinë. Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, që nga hapja e zyrës së tij në 1992 USAID ka dhënë 500 milion dollarë asistencë gjatë tranzicionit dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

Tv Klan