Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punës në pothuajse të gjitha programet ekzistuese të ndihmës së huaj në pritje të një rishikimi nëse ato janë në përputhje me politikat e Presidentit Donald Trump. Kjo masë sipas tij, është në sajë të përpjekjeve për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare.
Sipas mediave të huaja, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka pezulluar disa programe që lejojnë emigrantët të vendosen përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportit, është kërkuar që të jepet një vendim përfundimtar lidhur me aplikimet për viza, derisa këto të fundit të shqyrtohen nga administrata Trump. Për këto shqyrtime ekziston një afat 85-ditor.
Kujtojmë se të Hënën e shkuar, Trump lëshoi një sërë urdhrash ekzekutivë që synojnë të pengojnë emigracionin e paligjshëm dhe të “dëbojnë” miliona emigrantëve pa dokumente. Këto masa kanë ngritur shqetësim te refugjatët, por edhe vendet aleate të SHBA-së. Këto vendime kanë prekur edhe mijëra shtetas afganë që kanë punuar së bashku me ushtrinë amerikane dhe kontraktorët në dy dekada të NATO-s në Afganistan.
/tvklan.al