Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdon situata e nderë në gjirin e Bashkimit Europian. Sot liderat europian kanë filluar takimet e tyre për të përcaktuar se kush do të jetë presidenti i ri i Komisionit Europian pas dorëheqjes së Zhak Sonter. Sot kryeministri gjerman Shrëder, ka udhëtuar drejt Londrës për tu takuar me homologun e tij Toni Bler. Kryeministri britanik ka theksuar se për europën ka ardhur koha e reformimit që në të ardhmen të mos përsëriten çrregullime të tilla financiare.

Dy janë kandidaturat kryesore për president të Komisionit Europian, ish-kryeministri Italian Romano Prodi dhe sekretari i përgjithshëm i Natos spanjolli Havier Solana. Gjithçka vendoset javën e ardhshme në Berlin.

Fillimi i festimeve të ditës së Shën Patrikut nga të gjithë irlandezët në të gjithë botën nuk ka lënë pa vlerësuar edhe një britanike. Sekretarja britanike e shtetit për Irlandën e Veriut sot është vlerësuar për kontributin e saj në procesin e paqes. Kryeministri i Irlandës së Veriut Davide Trimble tha se ka ardhur koha që forcat e IRA-s të dorëzojnë armët nëse duan të bëjnë pjesë në qeverinë e ardhshme.

Mund të konsiderohet si gjyqi më i gjatë në historinë e sistemit gjyqsor të Izraelit. Një nga liderat politikë të ekstremistëve të djathtë izraelit rrezikon të dënohet me 20 vjet burg nga gjykata e Jeruzalemit për mashtrime dhe abuzime financiare. Gjyqi i tij ka mëse 16 vjet që endet dyerve të gjykatave dhe mësë fundmi gjykatësit do të shpallin Brenda pak ditëve pretencën e tyre./tvklan.al