Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Është hapur në Bruksel sesioni i ri i Bashkimit Europian në të cilin do të diskutohet për qeverisjen e ardhshme të kontinentit plakë. E gjithë vëmendja është përqëndruar tek reagimi austriak i qeverisë së re. Përfaqësuesja e saj, ministrja e Jashtme Beneta Ferovalden, mbi të cilën janë mbërthyer objektivat e kamerave dhe bliceve fotografike. Ajo është shrehur për Hajderin se ai nuk bën pjesë në qeverisje dhe nuk ka pse të flasi në emër të saj. Por për ministrin e Jashtëm britanik Robin Kuk, BE nuk mund të pranoj forca politike që heqin paralele mes esesve dhe nazizmit. Ndërsa ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher, ka shtruar pyetjen se, a do të mundet dot Shusel ta kontrolloj ekstremizmin e djathtë dhe përmasat që mund të marrë ai në Austri?

Bombë në Pekin. Një i vdekur dhe një turist i plagosur, ky është bilanci zyrtar i shpërthimeve. Policia ka rrethuar vendin ku është hedhur bomba. Mendohet se ky atentat ka lidhje me sektin Falungong, i cili ka kryer një sër manifestimesh kohët e fundit.

Grupet ekstremiste Indoneziane kanë protestuar në Xhakarta për mbrritjen e Kofi Anan sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. 48 orë në këmbë kanë udhëtuar ultranacionalistët indonezian të cilët e shohin OKB si fajtor për pavarësinë e Timorit Lindor, ish-koloni portugeze. Kofi Anan i ka kërkuar në emër të OKB-së që të vendoset drejtësia dhe të vendosen para përgjegjesisë autorët e krimeve në Timorin Lindor. Në fokus të drejtësisë tani është gjenerali Virando i cili akuzohet për pjesmarrje direkte në krimet e luftës në Timor.

Një incident i ri në Algjeri, si pasojë e një bombe të vendosur në autobus, kanë gjetur vdekjen 14 persona. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Miliana, 15 km në jugperëndim të Algjerit. Numri I të vdekurve ka shkuar në 230 persona./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori