17 subjekte me veprimtari në fushën e ndërtimit janë bllokuar nga Policia Tatimore. Kantierët janë mbyllur dhe punimet janë ndërprerë deri në momentin që drejtuesit e tyre të paraqiten pranë organit tatimor për t’u regjistruar si subjekte të tatueshme. Pjesa më e madhe e firmave të bllokuara kanë pasur leje ndërtimi, por nuk paguanin detyrimet tatimore. Bllokimi i punimeve në këtë qendër biznesi që do të ngrihej për 18 muaj është bërë në fazën fillestare të punimeve për të mos u pasur i vështirë bllokimi po të kishte mbaruar karabinaja e saj.

“Subjekti që kemi në krah është një nga subjektet i cili edhe pse është me leje ndërtimi, edhe pse ka filluar ndërtimet ende nuk ka kryer procedurën tatimore dhe për pasojë shkakton evazion fiskal. Policia tatimore është e vendosur që në vazhdimësi do të ndjekë hap pas hapi ecurinë e këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë të cilët realizojnë fillimin e ndërtimit të tyre edhe pse me leje ndërtimi përpara se të prezanothen në organin tatimor për të paguar detyrimin tatimor që u takon karshi shtetit.”

Kontrollet e fundit të degës së tatimeve kanë arritur t’i shtojnë regjistrit të organeve tatimore rreth 12 000 subjekte. /tvklan.al