Lajme Arkiva 2003
26 orë mosfunksionim dhe vonesë në nxjerrjen e rezultateve, puna në Komisionin Zgjedhor të Qeverisjes Vendore për Kamzën është bllokuar. Tashmë prej 12 orësh është larguar edhe kryetari i komisionit përfaqësues i Partisë Socialiste.
Mosmarrëveshja ka lindur pas rinumërimit të votave që në kutinë e parë ku pasi kanë rënë dakord të dyja palët për këtë rinumërim përfaqësuesit e Partisë Socialiste, kanë kërkuar të krahasohet numri i votuesve me listën e tyre, por sipas nënkryetarit:
“Kjo nuk është kompetencë e KZQV-së, kjo është një kompetencë e tjetër kujt, pra me këtë mund të merret komisioni qendror i zgjedhjeve ose gjykata kushtetuese që merret me këtë problem. Atëherë meqë kjo nuk ishte e shkruajtur as në ligj dhe as në manual dhe as në udhëzimin 15 datë 9.10.2003. ne kërkuam që të zbatojmë vetëm ligjin”.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste tregon të kundërtën dhe e kërkon këtë procedurë:
“Ne e hodhëm me votë 4 me tre votimin, këta prapë nuk e pranuan, pra shkaku i bllokimit janë këta dhe jo kryetari që akuzohet. Nuk pranuan shumicën 4 me 3 . ndërkohë me ndërhyrjen e Komisionit Qendror jam i bindur se ne do e vazhdojmë punën”.
Gazetarja: Pa kryetar?
“Kryetari do të vijë së shpejti, nga çasti në çast”.
Gazetarja: A ishte i drejtë largimi i kryetarit të komisionit?
“Ai ka arsyet e veta, plus edhe arsyet e këtij konflikti që ka lindur këtu”.
Nga i dërguari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Zguri është kërkuar zhbllokimi i kësaj situate dhe nisja e procesit, por kjo varet nga prania e kryetarit. Në të dhënat e para të bashkisë Kamzë rezulton se kandidati demokrat Agim Cani ka fituar me një diferencë votash prej 204 ndaj kryetarit socialist aktual Frang Gjini gjithsesi pritet nisja e procesit për të verifikuar këtë rezultat./tvklan.al