Nata “Blue” iu dedikua aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri. Një rrëfim për karrierën, jetën personale dhe ëndrrat e fëmijërisë që nuk kanë pasur lidhje fare me aktrimin. “Përpara se të përcaktohej fati profesional i imi, ëndrrat kanë qenë shumë të reduktuara. Më pas ishte gjimnazi ai që piketoi këtë ambicie.” Në kinematografinë shqiptare ai numëron shumë role dhe për herë të parë tregon se në filmin e parë ka marrë pjesë pa asnjë përgatitje profesionale.
Familja për të është gjëja më e rëndësishme. Njohja me bashkëshorten aktoren Rozeta Ferri, ardhja në jetë në moshë fare të re të vajzës së tyre Bora, bëri që ata të tre të rritesh bashkë përnjëherë. “Kur vjen në jetë një i tretë në familje, në këtë rast vajza ime, fillon të shtohen disa elementë të karakterit dhe profesional të cilët kërkojnë me doemos energji dhe përkushtim për të balancuar egoizmin, ambicien, respektin dhe sakrificat.”/tvklan.al