Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka gjetur një mënyrë të re për të bërë fushatën e tij në Tiranë. Në Njësinë numër 10 në kryeqytet, Blushi ka marrë drejtimin e një furgoni, i cili ishte i mbushur me të rinj dhe ka shpjeguar atë që do të bëjë Libra nëse e votëbesojnë më 25 qershor.
Blushi premtoi se do t’i pastrojë qytetet nga lojërat e fatit.
Ai tha se në 25 qershor do të fillojë beteja e pronës.
Në programin e saj, LIBRA premton se do të zhdukë efektet që ka dhënë ligji 7501 në çështjen e pronave dhe do ua kthejë tokën pronarëve që i kanë patur.
“
Në 27 vjet partitë e vjetra i torturuan pronarët. Përveçse kthyen shumë pak, i grabiten pronat
“.
Blushi po ashtu foli edhe kundër koncesioneve. “
Jam njeriu që kam folur më shumë kundër koncesioneve. Nuk kam votuar asnjërin prej tyre. Edi Rama bëri një hile të madhe. Nuk i solli koncesionet për të votuar në parlament, ç’ka e rëndoi dhe më shumë fajin e tij. I kaloi koncesionet me vendime qeverie. Ne kemi vendosur ti rishikojmë të gjitha që nga koha e Saliut . Do të çlirojmë shëndetësinë, do të lirojmë faturën e shëndetit për qytetaret të kapur pikërisht nga koncesionet”
, tha ai.