Duke reaguar ndaj deklaratës se komisonerit për zgjerim të parlamentit evropian, i cili një ditë më parë i cilësoj zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e zhvilluara ne vendin tonë, anëtari i kryesisë socialiste Ben Blushi shpreh edhe njëherë qëndrimin e tij kundërshtues ndaj bojkotit të kuvendit. Për Blushin qëndrimi i Rehn është i qartë. Ndaj, në prag të mbledhjes së kryesisë socialiste,  ai ftoi deputetët e kësaj partie të mos nguten në vendimin e tyre për të marrë ose jo pjesë në parlament, duke thënë se Partia Socialiste nuk mund të vendosë sipas interesave të Edi Ramës.

Ben Blushi: “Unë besoj që është detyrimi i të gjithë neve të komentojmë dhe të kuptojmë deklaratën e Olli Rehnit në emër të Bashkimit Evropian dhe besoj se sidomos Partia Socialiste ka detyrim ta adaptojë këtë qëndrim, ta adaptojë për të marrë vendimet e duhura të arsyeshme në raport me zgjedhjet dhe sigurisht në raport me kuvendin e Shqipërisë. Besoj që deklarata e Olli Rehnit që i paraprin raportit të OSBE-OHDIR-it për këto zgjedhje së pari njeh defekte edhe probleme që u vunë re në këto zgjedhje, gjë për të cilën Partia Socialiste është angazhuar t’i zbardhë dhe së dyti është një qëndrim i pastër kundër bojkotit të kuvendit të Shqipërisë dhe kjo është ajo që kemi thënë gjatë gjithë këtyre ditëve që një qëndrim i ekzagjeruar për këto zgjedhje mund ta çojë Partinë Socialiste drejt një bojkoti i cili është i pajustifikueshëm dhe duhet frenuar. Besoj që është koha për të frenuar bojkotin duke hequr dorë nga qëndrimet radikale, të cilat besoj që do ishin vetëvrasëse për Partinë Socialiste duke e futur ën një rrugë pa krye dhe i kërkoj ë gjithë deputetëve të Partisë Socialiste të jenë të arsyeshëm, mos marrin vendime nën imponim, mos marrin vendime për interesa personale kryesisht të Edi Ramës, por të gjykojnë se luhet për fatet e Partisë Socialiste, e cila është votuar në 28 qershor për të shkuar në institucione dhe jo për të dalë2 në rrugë.”

Blushi jep komentit e tij dhe lidhur me ndarjen e posteve ministrore siç e cilëson ai marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PD-së dhe LSI-së.

Ben Blushi: “Praktikisht dje është krijuar një qeveri me dy kryeministra edhe besoj që ja vlen të kujtohet ai filmi “Ballë për ballë” me një rus dhe një shqiptar, të cilët nuk merreshin vesh se nga ta drejtonin nëndetësen 105. Kam përshtypjen ky do ët jetë rasti i kësaj qeverie të drejtuar me 2 marinarë në një det të trazuar, në një ekonomi të vështirë dhe në krizë, gjë që dyshoj se do ta bënte që qeveri funksionale dhe së dyti një qeveri e krijuar kryesisht për të ndarë poste në të gjitha nivelet, administratën shtetërore, më shuam se sa për të gjeneruar një program.”

Pasditen e të premtes do te mblidhet kryesia e socialisteve për të marr një vendim nëse grupi parlamentar do të marr pjese apo do te bojkotoj punimet e kuvendit I cili do te mblidhet per herë të në datën 7 shtator./tvklan.al

Gazetarja: Elja Zotka