Pavarësisht se jashtë parlamentit për katër vitet e ardhshme, pasi nuk arriti të siguronte asnjë mandat në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Qershorit, LIBRA do të vazhdojë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë themeluesi i saj, Ben Blushi. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi sqaron se vendimi u mor në mbledhjen e koordinatorëve të kësaj partie.

“LIBRA do vazhdojë! Sapo mbyllëm një mbledhje të koordinatorëve LIBRA. I falenderoj të gjithë për vendimin e përbashkët që morëm: LIBRA do vazhdojë dhe do rritet”,

shkruajti Blushi./tvklan.al