Deputeti Ben Blushi dhe kryetari i LIBRA-s, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka përgëzuar Policinë e Shtetit lidhur me arrestimet e 4 të dyshuarve të grabitjes të parave. Blushi shkruan:

Kur policia nuk bën politikë bën detyrën

Besoj se është rasti për të përgëzuar forcat e policisë që kapën grabitësit e bankës. Kur policia bën politikë duhet të jemi të gjithë kundër saj. Kur policia bën detyrën duhet të jemi në mbështetje të saj. Shpresoj që kjo arritje të mos kthehet në çadër euforie për shiun e krimeve të pazbuluara ende./

tvklan.al