Janë vendosur thuajse 12 mijë gjoba ndaj shoferëve në Tiranë përgjatë kësaj jave. Siç thotë Policia, 9 shoferë janë arrestuar e proceduar penalisht për shkelje të ndryshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.09.2024 – 05.10.2024) Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: 9 Arrestime dhe procedime penale:
• 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 6 persona për pa leje drejtimi.
• 15 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 2 largim nga vendi i aksidentit.
• 1 person u procedua për korupsion aktiv.
• 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
Masat administrative:
• 11.722 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë.
• 22 masa për xhama të zinj.
• 265 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 267 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 656 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 456 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
•8.451 masa për qëndrim të gabuar.
•794 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
• 14 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 10 raste për tejkalim shpejtësie.
• 16 raste të ndryshme
9 automjete u bllokuan, përfshirë 5 për mos pasjen e dokumentave me vete.
/tvklan.al