Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi vazhdoi fushatën e tij
“100 ecje në Tiranë
“.
Këtë të martë Blushi ka qenë në zonën e Babrrus dhe në Njësinë nr 3 të kryeqytetit. Në takimet me banorë dhe biznese të zonës ai u përqendrua në një prej pikave më të rëndësishme të programit të tij.
Ben Blushi iu premtoi qytetarëve se LIBRA do propozojë që krimet e politikanëve, krimet kundër ambientit, krimet kundër fëmijëve, të gjykohen nga populli.
Blushi tha se populli duhet të ketë mundësi të shpallë fajësinë për politikanët e korruptuar./tvklan.al