Një i ri humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së hënës në Tiranë, pasi ra nga lartësia. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru të Kamëz.
21-vjeçari me iniciale E. K, ra nga lartësia e banesës së tij, në rrethana ende të paqarta. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.
Autoritetet policore aktualisht po punojnë për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje. Paraprakisht dyshohet se 21-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin./tvklan.al