Adidas, Coca Cola, Starbucks e shumë të tjera do të heqin reklamat nga Facebook për shkak të gjuhës së urrejtjes që përmban kjo platformë. Sipas Reuters aktivistët për të drejtat e njeriut në SHBA kanë bërë apel për ndihmë korporatave të mëdha që të ushtrojnë presion mbi këtë rrjet social për të ndalur përdorimin e fotove, gjuhës, videove që përmbajnë elemente raciste.
Një vendim vjen në kohën kur në SHBA po ndërmerren hapa shumë të rëndësishme në luftën kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd. Organizata si Anti-Defamation League, Color of Change, kanë nisur fushatën “Ndalni Urrejtjen për Përfitim”, pas vdekjes së afro-amerikanit.
Aktivistët kanë prezantuar 10 kërkesa për rrjetin social, duke përfshirë edhe ato raste kur janë përballur me ngacmim online, të kenë mundësi të flasin me një punëtor të Facebook-ut. Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, të paktën dy takime në mes të zyrtarëve të lartë të Facebook-ut dhe reklamuesve janë mbajtur më 30 Qershor, përpara vendimit të heqjes së reklamave
Reuters ka cituar gjithashtu edhe disa zyrtarë se gjiganti Facebook, nuk ka ofruar metoda sesi do ta luftojë gjuhën e urrejtjes, duke shkaktuar kështu një zemërim qytetar.
Klan Plus