Coca-Cola ka rritur çmimet për pijet e gazuara, sepse tarifat e miratuara kohët e fundit me një rritje prej 10 % në aluminin e importuar nga administrata Trump, e kanë bërë kanaçen më të kushtueshme për t’u prodhuar.
CEO James Quincey tha se rritja ishte “shqetësuese” por e domosdoshme.
“Natyrisht, konsumatorët mund të kuptojnë presionin e kostos që ndodhet atje, në rritjen e çelikut dhe aluminit dhe shpenzimet e tjera që ndikojnë në sistemin e shisheve dhe që ndikon në disa nga produktet tona të gatshme”
, tha ai.
Një zëdhënës i Coca-Cola tha për
CNNMoney
se rritjet do të ndryshojnë në varësi të shitësve me pakicë. Kompania tha se është në dyqane për të përcaktuar nëse duhen rritur çmimet për konsumatorët.
Në mars, sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross tha se tarifat e aluminit janë “shumë zhurmë për asgjë” dhe konsumatorët e SHBA nuk do ta vinin re. /tvklan.al