Coca-Cola festoi këtë të dielë 30-vjetorin e saj në Shqipëri.
“Për çdo gëzuar që kemi bërë, të tjera na presin”. Me këtë mesazh u trokitën kanaçet e Coca-Colës mes të pranishmëve në festën e organizuar tek Piramida e Tiranës, mes tyre edhe Kryeministri Edi Rama.
Dy krijime të tij janë stampuar në kanaçen e 30-vjetorit.
“Ndihem vërtet i përkëdhelur që munda të japë një kontribut të vogël për këtë ditëlindje të Coca-Colës. Dizejno ishte dhuratë për Coca Colën dhe nuk ka asnjë kontratë apo qëllim për të fituar para”, u shpreh Kryeministri Rama.
Në këtë përvjetor, Presidenti i Coca-Cola Bottling në Shqipëri, Luca Busi tregoi objektivat për vitet e ardhshme.
“Udhëtimi sapo ka filluar, kemi si objektiv të jemi kompania e parë në Shqiperi me zero emetime brenda vitit 2030. Objektivi i dytë është trasformimi i impiantit të prodhimit, per të ofruar një produkt sa më të freskët. Linja të reja prodhimi më efikase, teknologji më e avancuar”, tha Presidenti i Coca-Cola.
Coca-Cola prej tre dekadash është pjesë e kujtimeve të veçanta tek konsumatorët shqiptarë
“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Pas gjithe atyre viteve në diktaturë të gjesh forcën për t’u ringritur dhe për të rifituar kohën e humbur duke kaluar kështu edhe shumë vende të tjera europiane, është me të vërtetë për t’u vlerësuar”, deklaaroi Cristina Busi, drejtoreshë e përgjithshme e Coca-Cola bottling në Shqipëri.
“Jemi shumë krenar që brandi i Coca Colës ka vendosur rrënjë shumë të thella këtu në Shqipëri. Ajo që i jep Coca-Colës fuqi që të operojë është fakti që ne duam të ndajmë kujtime të veçanta”, u shpreh Phillipine Mtikitiki, zv/presidente e operacioneve Coca-Cola Itali-Shqipëri.
Në vijmësi të këtij momenti institucional, protagonizmin e mbrëmjes në sheshin Nënë Tereza e mbajti muzika.
Të gjithë patën mundësinë për të brohoritur me një Coca-Cola mes artistëve të talentuar shqiptarë, si Elvana Gjata, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Ylli Limani.
Tv Klan