Coca-Cola nxjerr në shitje pijen e parë alkoolike me limon. Kjo pije e re ka dalë në shitje në Japoni, si një përpjekje për të kapur sa më shumë klientë të rinj, sidomos gratë.
Coca-Cola e përshkruan si “unike” këtë pije, në historinë e saj 125-vjeçare. Megjithatë, receta tradicionale e Coca-Cola është ruajtur, por shija është modeluar me një pije popullore japoneze, që quhet Chu-Hi.
Kjo pije në Japoni është një alternativë ndaj birrës, e cila konsumohet masivisht nga femrat. Kompanitë Suntory, Asahi dhe Kirin aktualisht dominojnë sektorin e pijeve Chu-Hi, me shije të limonit dhe qitros. Shija me limon, është pikërisht pija me alkool që ka nxjerrë Coca-Cola. Për momentin, kompania thotë se nuk ka në planet e saj që këtë pije të re ta shesë edhe jashtë Japonisë.
/tvklan.al