ByteDance, kompania mëmë e TikTok do të nisë botimin e librave në muajin shkurt.

Kompania boton libra elektronikë përmes 8th Note Press, por vitin  e ardhshëm do të fillojë shitjen e kopjeve fizike.

Fillimisht do të botohen zhanret më virale në BookTok, një hapësirë e platformës ku përdoruesit e TikTok shpërndajnë rekomandimet e tyre të librave. Në to përfshihen romancë, fantazi kontemporane, letërsi për të rinj dhe ‘romantazi’ (përzierje e romancës dhe fantazisë).

Librat do të botohen në bashkëpunim me Zando, një kompani e pavarur.

Titulli i parë i 8Th Note Press është “On Screen & Off Again” nga Caitlin Cross që del më 4 shkurt. Romani rrëfen historinë e dy fëmijëve që dikur ishin yje në një spektakël televiziv dhe ritakohen në të njëzetat e tyre.

Kjo do të pasohen nga “The Last Man in Paradise” nga Syed M Masood që tregon për një djali të ri mysliman, amerikan që pajtohet me familjen. Libri del më 18 mars.

“To Have and Have More” nga Sanibel, del më 15 prill. “Rrëfyer nga sytë e një vajze koreane të adoptuar nga një familje e pasur të bardhësh, ky debutim gazmor tregon racizmin, privilegjin dhe ndërlikimet e miqësisë”.

8th Note Press do të udhëhiqet nga trendet. “Ne mendojmë: çfarë pëlqejnë njerëzit të lexojnë, kush po i  lexon këta libra, si po flasin njerëzit për ta, si po zhvillohen këto biseda dhe ku?”, tha për New York Times drejtuesi i redaktimit dhe marketingut në Bytedance. “Zhanri vjen i dyti”.

TikTok ka pasur një ndikim të fortë në botimin e librave dhe renditjen e tyre në vitet e fundit. Shkrimtare si Colleen Hoover dhe Sarah J Maas u bënë të famshme nga BookTok dhe librat e tyre janë shitur në kohë e shifra rekord./tvklan.al