Dy persona u vunë në pranga nga policia e Gjirokastër sepse shantazhuan dhe kërcënuan një grua. Ata i kërkuan asaj 2 mijë Euro në mënyrë që t’i fshinin disa foto intime të saj nga rrjeti social TikTok.
“Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi policia.
Më tej uniformat blu shtojnë se, “Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok””./tvklan.al