Anglia është kundërshtari më i fortë në grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë kanë vetëm humbje gjatë përballjeve të mëparshme, por trajneri i anglezëve Tomas Tuhel e konsideron një rival të fortë Kombëtaren e Silvinjos.
“U njohëm me grupin ku ka kundërshtarë të fortë si Serbia, Shqipëria dhe Letonia, që është një sfidë e re për ne, por edhe Andorra. Mezi pres janarin të nis punën dhe marsin që të takohemi sërish bashkë”.
Përfaqësuesja angleze është pretendentja kryesore për vendin e parë. Anglia ishte kundërshtare e Shqipërisë edhe në kualifikueset e Botërorit 2022 ku i fitoi të dy ndeshjet.
Tv Klan