Këtë të premte, në Zyrih do të hidhet shorti i raundit kualifikues të Kupës së Botës 2026. Një ceremoni që do të mbahet në orën 12:00, të cilën do të keni mundësi për ta ndjekur LIVE dhe ekskluzivisht në ekranin e TV Klan News.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo do të ndjekin nga afër shortin e Botërorit. Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë, duke qenë në mesin e skuadrave të favorizuara për të kaluar më tej.

Koka të grupeve do të jenë kombëtare si Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, njëra prej të cilave do të jetë edhe kundërshtarë për kuqezinjtë. Nga vazo e dytë, Shqipëria mund të peshkojë sërish kombëtare si Ukraina e Çekia, të cilët ishin rival në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë, ndërsa janë edhe ballkanasit e  Serbisë, apo edhe Greqisë.

Fakti që jemi në vazon e tretë shmang kundërshtarë si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Skocinë. Shqipëria rrezikon të përballet me Kosovën në këto kualifikueseve, por edhe me ekipe të forta në letër si Bjellorusia e Kazakistani. Rival të kalueshëm konsiderohen ato të vazos së pestë, ku gjenden kombëtare si Moldavia, Gjibraltari apo edhe San Marino.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në Mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në Mars 2026. Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Ligës së Kombeve dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur apo zbritur nga divizioni do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A dhe F.

Botërori i vitit 2026 do të luhet nga 11 Qershori deri më 19 Korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Klan News