De Laurentis premton 10 mln Euro bonus në rast kualifikimi

Teksa po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e kthimit me Barcelonën, tek Napoli po mendojnë për sezonin e ri. Objektivi i kampionëve të Italisë është pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve 2025, por pengesat janë të shumta.

Napolitanët duan të arrijnë Juventusin në renditjen speciale të FIFA-s dhe të fitojnë një vend mes 32 skuadrave pjesëmarrëse. Për të inkurajuar të gjithë ekipin, presidenti Aurelio de Laurentiis ka dashur të japë kontributin e tij. De Laurentiis ka ndarë një bonus skuadre prej 10 milionë euro në rast se skuadra do arrijë të kualifikohen në garën e organizuar nga FIFA.

Vetëm pjesëmarrja në turne u garanton të gjitha klubeve të ardhura prej 50 milionë eurosh. Një shifër që do të shkonte në 100 milionë në rast të një fitoreje të kompeticionit.

Siguria e këtyre të ardhurave do t’i lejonte klubit napolitan të kompensonte pothuajse tërësisht mospjesëmarrjen e mundshme në Champions League e ardhshme, e cila nga sezoni 2024/25 do të ketë një numër më të madh pjesëmarrësish dhe mbi të gjitha bonuse më të konsiderueshme të UEFA-s .

Klan News