Shqipëria do të marrë pjesë me 5 sportistë në Botërorin e peshëngritjes që do të mbahet muajin e ardhshëm në Tashkent të Uzbekistanit. 4 prej tyre janë meshkuj Briken Çalja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, ndërsa e vetmja femër është Evagjelia Veli. Pjesë e përfaqësues shqiptare në këtë kampionat do jetë edhe 33-vjeçarin Qerimaj, i cili e ka pjesëmarrjen e 11.
“Nuk i kam numëruar, por për herë të parë kam marrë pjesë në vitin 2003. Përgatitemi çdo ditë dhe do të bëjmë garë me shumë dëshirë për të konsumuar prova për të arritur medalje”.
Erkand Qerimaj ka një medalje bronzi në botërorin e 2017 në stilin e shkëputjes. Ai do të paraqitet këtë vit në një peshë të re, 73 kilogramë.
“Që nga olimpiada kam rënë 5 kilogramë. Duhet të humbasë edhe 3 ose 4 kilogramë deri ditën e garës. Kjo peshë më përshtatet më mirë”.
Kampionati Botëror i peshëngritjes do të zhvillojë garat nga 7 deri më 17 Dhjetor.
Tv Klan