Lajme Arkiva 2003

Ilir Suli nënkampioni i botës në peshëngritje vendosi tre rekorde kombëtare në stilin e shkëputjes. Ai konkurroi për kupën e republikës e cila u zhvillua në Pallatin e Sporteve “Ramazan Gjala” në Durrës. Në këtë konkurrim morën pjesë 10 ekipe, 3 peshëngritës meshkuj dhe 3 femra.

Kupën e Republikës e fitoi ekipi i Dinamos ndjekur nga  Elbasani dhe Peqini. Iilr Suli i Dinamos konkurroi në peshën deri 94 kilogram duke thyer tre rekorde kombëtare. Ndërkohë në këtë garë përshtypje bëri peshëngritësi i ri velëm 16 vjeç Redon Kumja. Ai konkurroi në peshën 69 kilogram dhen stilin e shkëputjes ngriti 150 kilogram, 2.5 më shumë se rekordi aktual evropian për moshën e tij.

Kupa e Republikës është aktiviteti i parë i vitit në sportin e peshëngritjes. Kjo garë shërbeu si një testim për sportistët shqiptarë të cilët në fillim të muajit prill do të marrin pjesë në kampionatin evropian që zhvillohet në Greqi./tvklan.al