Futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, mund të vazhdojë karrierën në Premier League në Angli.
Sulmuesi anësor, është në listën e dëshirave të Brighton. Paraqitjet e shkëlqyera me Mainz në Gjermani, kanë bërë që në gjurmët e futbollistit të vihen disa klube.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Gruda pëlqehet shumë nga Brighton, me drejtuesit e klubit anglez, që do të tentojnë ta afrojnë në këtë merkato vere.
Megjithatë, arritja e një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë. Mainz kërkon të paktën 20 milionë euro për shërbimet e Grudës, shifër e lartë për arkat e Brighton.
Në të kaluarën, emri i sulmuesit është lidhur edhe me klube të mëdha, si Liverpool, Bayern Munich apo edhe kampionët e Gjermanisë, Bayer Leverkusen.
🔵🇩🇪 Understand Brajan Gruda is one of the "dream" targets for Brighton this summer, considered as huge talent and future top player.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2024
Not easy deal at all as Mainz plan to keep Gruda at the club, but Brighton have discussed his name internally. pic.twitter.com/ZvPNQsefvH
Gruda ishte një dëshirë edhe e trajnerit Silvinjo, që dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij te Shqipëria, por nuk ia doli dot. 20-vjeçari duket se ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, teksa u stërvit me kombëtaren e “pancerave”, pak ditë para fillimit të Europianit. /tvklan.al