Autoritetet braziliane kanë ndalur ndërtimin e një fabrike për automjetet elektrike kineze. Shkak, sipas autoriteteve braziliane, janë bërë kushtet në të cilat jetonin punëtorët e fabrikës, duke i krahasuar me skllavërinë.

Më shumë se 160 punëtorë janë marrë në shtetin verilindor të Brazilit, Bahia, sipas deklaratës nga Zyra e Prokurorit Publik të Punës, shkruan BBC.

Siç raportojnë mediat braziliane, dyshohet se punëtorët u vendosën në një mjedis degradues ku u ndaloheshin pasaportat dhe pagesat nga një kompani ndërtimi.

Kompania e automjeteve kineze, BYD, tha në një deklaratë se kishte ndërprerë lidhjet me firmën e përfshirë, duke u përkushtuar në përputhje të plotë me legjislacionin brazilian.

Fabrika ishte planifikuar të ishte funksionale deri në Mars të vitit të ardhshëm dhe u vendos të ishte e para e kësaj kompanie jashtë Azisë.

Punëtorët e punësuar në këtë kompani jetonin në katër objekte, teksa Prokuroria Publike e Punës përshkroi të gjithë ambientin në të cilin ata punonin duke dhënë detaje tronditëse sa i përket kushteve.

“Çdo banjë ndahej gjithashtu mes 31 punëtorëve, duke i detyruar që të ngriheshin herët në mëngjes në mënyrë që të ishin gati për punë. Kushtet e banesave ofronin pamje alarmante të pasigurisë dhe denigrimit, të ngjashme me skllavërinë”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Kompania shtoi se punëtorët e prekur u zhvendosën në hotele, ndërsa u kryen dhe shqyrtime të detajuara të kushteve të punës dhe jetesës për punonjësit e nënkontraktuar dhe kërkuan në disa raste që firma e ndërtimit të bënte përmirësime.  /tvklan.al