Brazili ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kilit dhe Perusë. Trajneri i verdhejeshilëve Dorival Junior kreu seancën e parë stërvitore me 19 futbollistë në Akademinë e Futbollit Palmeiras në Sao Paulo.
Sfida e parë e Seleçaos do të jetë kundër Kilit më 10 tetor në Stadiumin Kombëtar në Santiago. Pesë ditë më vonë, verdhejeshilët presin Perunë.
Për këto dy takime, nuk do të jetë i gatshëm ylli i Realit, Vinicius JR, për shkak të një dëmtimi në qafë. Federata Braziliane ka thirrur në vend të tij mesfushorin e Fulhemit, Andreas Pereira. Brazilit nuk i lejohen hapa falsë në këto përballje për kualifikueset e Kupës së Botës.
Referuar rregullores, gjashtë skuadrat e para nga 10, kualifikohen drejtpërdrejt në Kupën e Botës. Dorival Jr është detyruar që të thërrasë lojtarin e PSG Lucas Beraldo, Veverton e Palmeirasit dhe Alex Telles që luan te Botafogo për të zëvendësuar lojtarin e Juventusit Bremer, atë te Liverpulit Alisson dhe Guilherme Arana të Atletico Mineiros, të gjithë këta të dëmtuar.
Klan News