Për herë të parë që prej vitit 2009, Paraguai shënon fitore në shtëpi kundër Argjentinës. Prezenca e Lionel Messit në fushë nuk e ndihmoi “Albicelestët” për të shmangur disfatën me shifrat 2-1 në një takim që u zhbllokua pas 10 minutash lojë. Enzo Fernandez shërbeu për Lautaro Martinez për të kaluar në epërsi Argjentinën.
Disavatazh që u kthye në forcë për vendasit, të cilët gjetën reagimin për të përmbysur gjithçka. Sanabria në pjesën e parë dhe Alderete në të dytën i dhanë fitoren Paraguajt që koleksionon kështu 3 pikëshin e radhës dhe konfirmohet “mace e zezë” për Argjentinën në këto kualifikuese të Botërorit 2026.
Bardhekaltërit mbeten në krye të renditjes me 22 pikë në 11 ndeshje, ndërsa Paraguaj u ngjitet e gjashta me 16 pikë. Gjashtë skuadrat më të mira në kualifikueset e Amerikës së Jugut do të sigurojnë kualifikimin automatik për në finalet e Kupës së Botës 2026. Brazili vuan dhe në fund merr një pikë në transfertën e Venezuelës. Seleçao nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, për të krijuar distanca me kreun.
Rafinja me një supergol nga goditja e dënimit krijoi iluzione për fitoren e brazilianëve, por që në fund dështuan të marrin maksimumin. Segovia vendosi baraspeshën, ndërsa pak minuta më pas, Vinicius Jr humbi penallti për të shpërdoruar një mundësi të artë për të marrë 3 pikët. Barazim që i mban në vendin e tretë 5 më pak se Argjentina kryesuese.
Klan News