“Jemi në Nëntor dhe bregdeti i Adriatikut është i mbushur me pushues. Kjo fundjavë e muajit të fundit të vjeshtës me mot me diell dhe temperatura të larta bëri që qytetarët t’i drejtohen detit edhe për t’u larë”.

Pushuesit vlerësojnë kushtet e motit dhe qetësinë në këtë periudhë. Nuk mungojnë as turistët e huaj.

“Jam nga Gjermania. Është hera e dytë që jemi në Shqipëri. Është shumë bukur”, shprehet një prej tyre.

“Natyra shqiptare është shumë e bukur. Qytetet nuk janë shumë të zhurmshme. Njerëzit janë shumë të dashur dhe patjetër që do t’ua sugjerojmë miqve tanë”, shton një tjetër.

Durrësi është zgjedhur këtë vit nga turistët edhe në vjeshtë. Nuk janë vetëm vizitorë vendas apo nga rajoni, por edhe turistë të shumtë nga shtete të ndryshme.

Klan News