Çelja e autostradës Rrëshen-Kalimash dhe vijimi i punimeve ne pjesën e mbetur te aksit Durrës-Kukës-Morine, ka shumëfishuar numrin e kosovareve qe kalojnë ne Shqipëri përmes pikës doganore te Morinës, ne Kukës.

Fjorald Zguro: “Vetëm gjatë muajit të kaluar numri i shtetasve që kanë hyrë ne Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Morinës rezulton gati të jetë tetë herë më i lartë krahasuar më Korrikun e vitit 2008.”

Statistikat për hyrje-daljet ne këtë pike kufitare flasin për 251 mije persona, shqiptare e te huaj gjate muajit te kaluar kundrejt 28 mije te tillëve Korrikun e 2008-tës.

E ne ndihme te këtyre qindra mijëra-mijëra pushuesve, procedurat e kalimit kufitar janë lehtësuar ne maksimum.

Pala shqiptare ka hequr kontrollin policor gjate këtij sezoni, si lehtësi për pushuesit e shumte.

Fluksi i automjeteve është me i larte gjate orëve te para te ditës. Megjithatë, heqja e kontrolleve rutine, sipas udhëzimeve te dhëna nga kryeministri pak dite me pare, ka eliminuar radhët dhe pritjet e gjata.

Destinacioni kryesor i kosovareve mbetet bregdeti Adriatik. Megjithatë ka dhe nga ata qe këtë vere duan të zbresin me ne jug duke zbuluar bukuritë e bregdetit jonian.

“Dhërmi deri të dielën ose të hënën. Varet qysh pesë ditë për shkak të punës.”

Gazetari: Po pse zgjodhët Shqipërinë për pushime?

“Se Dhërmiu është, e kam pa që është vend shumë i mirë. Se kemi vizituar asnjëherë e për atë arsye po shkojmë me e pa qysh duket.”

“Neve po shkojmë për pushime në Durrës. Do rrimë nja 10 ditë dhe pastaj do vazhdojmë rrugën për Zvicër”.

Gazetari: Ku po shkoni?

“Në Durrës”.

Gazetari: Sa dite mendoni që do rrini?

“Dhjetë ditë.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro