Temperaturat e larta të Korrikut kanë bërë që mijëra pushues, kryesisht nga Kosova të dynden drejt bregdetit të Durrësit. Plazhi publik, nga ura e Dajlanit deri në Plepa dhe më gjerë vijon të presë një fluks të madh vendasish dhe turistësh.
Pushuesit, kryesisht të ardhur nga Kosova, vlerësojnë bukuritë e Adriatikut dhe çmimet e arsyeshme, ndërsa flasin për përmirësime të dukshme të kushteve.
Sezoni veror në Durrës ka nisur i mbarë, çka ka rritur optimizmin tek operatorët turistik se ky vit do jetë edhe më suksesshëm se ai i një viti më parë.
Tv Klan